Tani, vaksina për fëmijët mbi 5 vjeç dhe doza e tretë e hapur për të gjithë

Vaksinat e koronavirusit do t’u ofrohen të gjithë fëmijëve mbi 5 vjeç, tha Taneli Puumalainen, shefe e Departamentit në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë.

“Tani familjet kanë mundësinë të bëjnë vaksinimin e fëmijëve të tyre mbi moshën pesë vjeç,” tha Puumalainen në një konferencë shtypi të mërkurën.

Deri më sot janë vaksinuar vetëm fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, që bënin pjesë në kategorinë e personave të rrezikuar vetë, apo jetonin me persona që i përkasin këtij grupi.

Për më tej, përcaktimi specifik i moshës do të hiqet nga rregullorja e vaksinimit në mënyrë që qendrat e kujdesit shëndetësor të mund të vaksinojë efektivisht njerëzit që janë në moshë pune. Deri tani, doza e tretë po u jeppej personave mbi moshën 60 vjeç.

Në të njëjtën kohë, po zgjerohet gama e profesioneve që mund të ofrojnë vaksinën e koronavirusit, tha Krista Kiuru (sd), Ministre për Familjen dhe Shërbimet Bazë. Në të ardhmen, vaksinat e koronavirusit mund të jepen gjithashtu nga punonjësit e laboratoreve të analizave mjekësore dhe infermierët e komunitetit dhe të kujdesit parësor, nëse ata janë të trajnuar siç duhet për ta bërë këtë.

“Amendamenti synon të avancojë vaksinat e koronavirusit në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur”; – shpjegoi Kiuru.

Ndryshimi i dekretit do të vendoset në mbledhjen e jashtë radhe të Qeverisë që pritet tåe mbahet gjatë ditës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: