PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Sa janë rrogat në Finlandë? Sa paguhen finlandezët? Ja lista e disa prej profesioneve të zakonshme

, , ,

Nga Artur Kopani

Finlandezët, sikurse shumica e perëndimorëve nuk e tregojnë rrogën e tyre, pasi zakonisht askush nuk të pyet për to. Gjithsesi, kushdo mund të marrë informacion për të ardhurat e çdo qytetari në Finlandë, pasi ligji finlandez thotë se të dhënat mbi të ardhurat dhe taksat e të gjithë tatimpaguesve janë informacion publik.

Administrata Finlandeze e Taksave i dërgon çdo vit mediave një listë me emrat e atyre që kanë fituar më shumë gjatë vitit. Vitet e fundit, në Finlandë ishin rreth 70 mijë njerëz, të ardhurat vjetore të të cilëve i kalonin 100 mijë euro. Rreth 200 kanë zgjedhur të heqin emrin e tyre nga listat e pasanikëve, duke i dërguar një kërkesë zyrës së taksave. Ligji e krijon këtë mundësi për ata që duan të ruajnë privatësinë e tyre.

Finlanda aplikon një sistem taksimi progresiv, ku përqindja e nivelit të tatimit të të ardhurave rritet me nivelin e e të ardhurave. Kryesisht, pagat, në varësi të profesioneve, kanë një start të njëjtë për të gjithë, bazuar në marrëveshjet kolektive që sindikatat kanë me punëdhënësit. Por, ato ndryshojnë në bazë të vjetërsisë, aftësive individuale, punës me turne dhe fundjavave, apo cilësimeve të tjera që janë të miratuara në kontratën individuale të punës së secilit punëmarrës.

Për shumë që nuk jetojnë në Finlandë, por edhe për të sapoardhurit në Finlandë ekziston shpesh pyetja sa janë rrogat në këtë vend, ku njerëzit thonë se janë më të lumturit në botë. Më poshtë keni një listë me disa prej profesioneve më të rëndomta, ku janë të punësuar shumica e emigrantëve, por edhe finlandezë të zakonshëm. Lista e përpiluar nga Ilta Sanomat përmban pagën bruto, si edhe pagën neto ose paratë që të shkojnë në llogarinë bankare, pasi para të thata në dorë është e vështirë të të paguajë në Finlandë. Të gjitha rastet e përfshira në këtë listë nuk janë emigrantë dhe shifrat janë rrumbullakosur.

Kamarier/e: 19 vjeç 

Bruto: 2000 / Neto: 1600

Shofer/e taksie: 62 vjeç 

Bruto: 2500 / Neto: 1800

Infermier/e në spital: 41 vjeç 

Bruto: 3800 / Neto: 2600

Infermier në shtëpi: 54 vjeç 

Bruto: 2100 / Neto: 1650

Shitës/e: 62 vjeç 

Bruto: 2100 / Neto: 1650

Sekretar/e: 52 vjeç 

Bruto: 2400 / Neto: 1900

Stallier/e: 56 vjeç 

Bruto: 3100 / Neto: 2100

Mësues/e: 35 vjeç 

Bruto: 2900 / Neto: 2200

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *