PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kostoja e jetesës është rritur me 7.1 përqind gjatë majit. Spiralja e inflacionit rrezikon Finlandën

, , ,

Statistikat paraprake të Eurostat vlerësojnë se inflacioni në Finlandë u përshpejtua në 7.1 për qind gjatë muajit maj. Kjo shifër rreth 5 përqind më e lartë është më e ulëta ndër vendet e Bashkimit Europian, pas Francës dhe Maltës.

Pavarësht kësaj ekspertët finlandezë të ekonomisë parashikojnë se rritja e pritshme e pagave të punonjësve të sektorit publik dhe rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare do të sjellin një spirale inflacioni.

Në të njëjtën kohë, janë duke u zhvilluar negociatat kolektive me sindikatat e punonjësve të pushtetit lokal. Punonjësit e sektorit publik kanë kërkuar rritje pagash më të larta se ato të sektorit privat.

Sistemi i negociatave dhe kontraktimeve komunale mbulon rreth 425 mijë punonjës.

Ekonomistët vlerësojnë se një rritje pagash në sektorin publik do të pasohej me rritje të ngjashme edhe në sektorët e tjerë. Sipas tyre, rritja e pagave në një sektor do të sjellë një zinxhir rritjesh çmimesh të shërbimeve, përfshi edhe rritje të qirave. Kjo do të ishte spiralja e inflacionit që do të bënte të pavlerë çdo rritje pagash.

Ndërsa kjo rritje pagash nuk do të ishte si pasojë e rritjes së prodhimit, do të cënohej rëndë edhe konkurenca e ekonomisë finlandeze për prodhimet e eksportit, vlerësojnë ekonomistët.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *