PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Zgjidhet kriza. Regjistrimi i popullsisë në shtator, zgjedhjet në tetor

, ,

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord që procesi i regjistrimit të popullsisë të anullohet për në shtator. Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, planifikohet që të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

“Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski. Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor.

Liderët kanë rënë dakord edhe për punën në Kuvend, respektivisht  VMRO-ja është dakorduar të bashkëpunoje me shumicën për ligjet qe kane te bëjnë me euro-integrimet dhe ligjet për menaxhimin e krizës me pandeminë.

“Për pjesën e zhbllokimit të ligjeve në Kuvend. Ligjet për Qendrën Klinike, për ndërtimet pa leje, për ASHAAV-MRTV, Ligji për Shtetësinë, gjashtë ligjet për pensionin, mbështetje për të gjitha ligjet që janë në agjendën evropiane, që nënkuptojnë ndihmën e popullatës. Besoj se në periudhën e ardhshme do të jemi në gjendje t’i sjellim këto ligje dhe se  nuk do të kemi më bllokada të këtilla”, tha Zaev, duke shtuar se të mërkurën do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive tjera.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *