PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vota e emigrantëve. Majko shpreson, por KQZ nuk është gati

, ,

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh besimplotë se KQZ-ja do të arrijë të krijojë kushtet, që emigrantët shqiptarë të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë deklaratë z. Majko e bëri në një intervistë të dhënë për gazetaren e Euronews Albania, Eksiola Shehu.

“Është herët për të nxjerrë konkluzione, jemi në pritje të vendimmarrjes së të KQZ. Unë jam shpresëplotë, asnjëherë nuk mendoj se fundorja është thënë dhe besoj se KQZ arrin ta kuptojë që pas 20 shkurtit, ai do jetë në shkelje të ligjit”, tha Majko.

Pavarësisht se nesër është afati i fundit për t’u shprehur, Majko thotë se KQZ-ja nuk i ka bërë ende gati aketet nënligjore për votën e emigrantëve. Sipas Majkos, KQZ-ja nuk duhet ta konsiderojë vetën si forum partiak, por si institucion, i cili duhet t’i përmbahet parashikimeve dhe dispozitave ligjore.

“Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor është realizuar nga pikëpamja ligjore e gjithë procedura. Por Kodi Zgjedhor ngarkon në mënyrë specifike Gjykatën Supreme dhe e detyron KQZ të nxjerrë aktet nënligjore, KQZ këtë s’e ka bërë akoma. Unë shpresoj që KQZ t’i kthehet ligjit dhe jo partive. Mendoj se KQZ nuk duhet ta konsiderojë veten si forum partiak, KQZ e ka punën e vet, partitë kanë punën e tyre”, theksoi ai.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pendeli  Majko u shpreh se nëse KQZ-ja nuk do bëjë realitet votën e emigrantëve, kjo çështje do të nxisë reagime dhe pakënaqësi në radhët e tyre.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *