PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Vaksinat ruse mbërrijnë në Maqedoni. Viktima edhe në Kosovë

, , , ,

Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2.529 teste të kryera janë regjistruar 333 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 268 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 10 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 107.163 raste, prej të cilëve 94.729 janë shëruar, kurse 3.195 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 9.239 raste aktive.

Ndërkohë 3 mijë vaksina ruse kanë mbërritur sot në Maqedoni, ku në aeroport janë parë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ambasadori i Rusisë, Sergej Bazdnikin. Marrëveshja parasheh shpërndarjen e 200 mijë vaksinave ruse.

Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.193 mostra, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive. Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *