fbpx

Unicef: Brenda majit 77 mijë vaksina në Kosovë

Programi i UNICEF në Kosovë ka bërë të ditur se Kosova deri në muajin maj do të furnizohet me 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës Anti-COVID nga COVAX.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim”, është thënë nga UNICEF’i në Kosovë.

Kujtojmë që Kosova tashmë është furnizuar me 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19. Pas vaksinimit të kryeministrit Albin Kurti tashmë ka filluar edhe vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

COVAX ka premtuar 100 mijë e 800 doza të vaksinës ANTI-COVID për Kosovën falas.

Ndërkohë, prej pak javësh në qytetin e Kukësit, disa qindra punonjës të sistemit shëndetësor të Kosovës kanë mundur të marrin dozat e para të vaksinave si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shqipërisë për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: