fbpx

THL: 720 raste të reja. Rekord infektimesh me Covid

Një numër rekord i infeksioneve koronare ditore u raportua në Finlandë të Premten. 720 infeksione të reja me koronavirus, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL), është një numër rekord i infeksioneve koronare të zbuluara në një ditë në Finlandë.

Dy vdekjet e fundit e çojnë në 742 numrin e vdekjeve të lidhura me virusin. Një total prej 210 personash ndodhen në spital. Prej tyre, 38 ishin në kujdes intensiv, dy më shumë se të enjten.

Më shumë se 347,000 njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit në Finlandë. Janë 27,500 qytetarë të vaksinuar neë 24 orët e funddit, ndërsa rreth 80,000 që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës.

Deri më tani, në Finlandë janë raportuar gjithsej 56,407 infeksione koronare. Rreth gjysma e tyre janë diagnostikuar në tre qytete, përkatësisht Helsinki, Vantaa dhe Espoo. Në dy javët e fundit, 1.665 më shumë infeksione janë raportuar në Finlandë sesa në dy javët e mëparshme. Numri i infeksioneve koronare në 14 ditët e fundit është 6.835. Në shtatë ditët e fundit, janë gjetur 3,754 infeksione koronare, 673 më shumë se në javën e mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: