PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shqiptarët të fundit e Europës në marrjen e vaksinës

, , , , ,

Në shtetet e Ballkanit ku jetojnë shqiptarët situata e vaksinimit nuk duket njësoj e mirë. Pavarësisht paaftësisë së lidershipit politik të këtyre vendeve, aty ku nuk kanë funksionuar si duhet aleancat, edhe mungesa e mjaftueshme e parave ka viktimizuar bashkëkombasit tanë. Shqiptarët janë më pak të vaksinuar dhe me ritmet aktuale duket se do të mbeten të fundit në Europë në marrjen e vaksinës.

Serbia e furnizuar me vaksinat e aleatëve të saj rusë dhe kinezë ka siguruar një avantazh të admirueshëm edhe për vendet e BE-së. Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Deri më tani ky shtet ka marrë, 1.9 milion doza të vaksinave kundër COVID-19.

Në Shqipëri, po ashtu ka nisur vaksinimi më 11 janar dhederi tani janë vaksinuar 11 mijë persona. Në mars pritet të mbërrijnë 14.400 doza, sipas Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi ka nisur më 17 shkurt me 4.680 dozat e vaksinës së Pfizer/BioNtech, që i janë dhuruar nga Qeveria e Serbisë.

Ngjashëm edhe Mali i Zi ka nisur vaksinimin në muajin shkurt me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, që e ka përfituar si donacion nga Serbia. Ky shtet deri më tani ka marrë 7.000 doza të Sputnik V.

Kosova ende nuk e ka filluar vaksinimin. Ekspertët e pyetur nga Radio Europa e Lirë kanë fajësuar paaftësine e qeverisë dhe krizën politike. Gjithsesi, Kosova pritet të marrë nga programi i Organizatës Bo¨terore të Shëndetësisë, COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.

Isme Humolli nga OBSH-ja ka thënë për REL se në ditët në vijim, në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga COVAX-i. Ky kontingjent, sipas saj, do të ketë 9.600 doza.

REL

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *