PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shqipëria mbyll fushatën. Nesër votimet për parlamentin e ri

, , ,

Shqipëria mbylli mbrëmë fushatën elektorale. Sot, e shtuna është heshtje zgjedhore. Mbyllja e fushatës për zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të dielë, më 25 prill në Shqipëri duket sikur ka qetësuar përkohësisht klimën e ndezur politike. Një i vrarë e disa të plagosur është bilanci i kësaj fushate deri tani me rastet e ndodhura në Kavajë dhe Elbasan.

Nga mesnata e mbrëmshme dhe ditën e sotme nuk lejohet fushata dhe mesazhet politike nga partitë e kandidatët që garojnë. PS dhe kryeministri Edi Rama e mbylli fushatën zgjedhore mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ndërsa PD e drejtuar nga Lulzim Basha e mbylli fushatën në Tiranë.

Eshtë e vështirë për të predikuar fituesin e ardhshëm, pasi nuk ka sondazhe të paanshme. Socialistët në pushtet prej tetë vitesh kanë përballë një opozitë, ku të djathtët e të majtët janë të ndarë për arsye teknike në lista të ndryshme për të përfituar sa më shumë mandate nga ligji zgjedhor. Kryeministri Rama ka deklaruar se nëse nuk merr 71 deputetë në parlamentin me 140 vende, atëherë do të largohet nga politika. Sipas parashikimeve shpallja e rezultatit përfundimtar pritet të marrë deri në 10 ditë kohë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *