PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Raportuesja e Parlamentit Europian: Kurti në Shqipëri, si Vuçiç në Kosovë


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e konsideron të papranueshme votimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri

Ajo përmes një postimi shkruan se është e habitur sesi ankohen nga ndërhyrja e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, ndërsa kryeministri Kurti voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptoj çfarë është kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vet presidenti Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, ka shkruar ajo në twitter.

Mëngjesin e së dielës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij për të votuar si shtetas edhe Shqipërisë, Kurti i ftoi qytetarët shqiptarë që të dalin të votojnë.

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur, e diel me diell moti është mirë kështu do jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë”, tha ai.

Me t’u kthyer në Kosovë, Kurti shkroi duke thënë se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë. “U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar Kurti.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *