Policia raporton për taksistët përdhunues. 71 të akuzuar vetëm në Helsinki

Closeup of city Taxi sign at night

Policia ka ngritur akuza për përdhunim ndaj një taksisti 30-vjeçar në Helsinki. Krimi i dyshuar ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, më 20 nëntor. Ngjarjet nisën pasi taksisti e kishte transportuar klienten në shtëpinë e saj, siç ishte rënë dakord.

Nga hetimet paraprake rezultoi se pas udhëtimit taksisti e ka ndjekur pa leje gruan deri në banesë, ku ështe futur brenda. Gruaja i kishte thënë taksistit të largohej dhe filloi të flinte. Pas pak kohe, viktima u zgjua me faktin se i dyshuari e kishte sulmuar seksualisht.

Identiteti i të dyshuarit është zbuluar nga aplikacioni për taksi në celular, thotë inspektori i krimeve Jari Koski në njoftimin e policisë.

Përdhunuesit ofrojnë udhëtim falas

Policia raporton për fenomenin e krimeve seksuale në mënyrë të jashtëzakonshme. Policia e Helsinkit ka zbuluar se shoferët e taksive janë dyshuar gjithnjë e më shumë për vepra të ndryshme seksuale vitet e fundit. Numri i veprave të dyshuara seksuale të kryera nga shoferët e taksive është rritur që nga vera e vitit 2018.

Raportimet e Policisë së Helsinkit mbulojnë përdhunimet tentativën për përdhunim, shtrëngimin për të kryer aktivitet seksual dhe ngacmimet seksuale.

Në mënyrë tipike, krimet e dyshuara seksuale kryhen natën në një taksi, gjatë rrugës për në shtëpi ose pas një udhëtimi me taksi në shtëpinë e klientes. Të dyshuarit për krime kanë qenë meshkuj dhe kanë pasur në shënjestër femra.

“Në disa raste viktimës i është ofruar udhëtim falas për në shtëpi dhe është dërguar me taksi”, thotë Koski në një komunikatë për media.

Të akuzuarit janë kryesisht të huaj

Deri tani janë identifikuar 41 persona. Ndërsa 30 të tjerë mbeten të dyshuar, për shkak se gjatë hetimeve disa nga paditësit kanë hequr dorë nga pretendimet e tij.

Midis 2019 dhe 2021, shoferët e taksive të dyshuar për kryerjen e shkeljeve seksuale kanë ardhur kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. si edhe Afrika Lindore dhe Perëndimore. Në një rast i dyshuari ishte nga Finlanda.

– Policia thekson se sigurisht që shumica e udhëtimeve me taksi janë ende të sigurta. Ky fenomen i vërejtur në taksi prek vetëm një pjesë shumë të vogël të pasagjerëve të taksive dhe shoferëve të taksive. Gjithashtu, ka shumë gjasa që vetëm disa nga deliktet seksuale ndaj pasagjerëve të kenë rënë në sy të policisë. Jo të gjitha krimet raportohen tek autoritetet, thotë Koski.

Drejtoria e policisë ka hetuar shkeljet seksuale të lidhura me taksitë në mbarë vendin. Raporti mund të shpallet kur të përfundojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: