PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Më keq në Maqedoni dhe Kosovë. Shumë raste dhe pak të vaksinuar


Shtimi i numrit të pacientëve dhe mungesa e vaksinave po përkeqëson me shpejtësi situatën në Kosovë dhe Maqedoni. Kësaj të fundit iu shtuan sot edhe 84 pacientë në spitalet e Covid duke e çuar në 1289 numrin e atyre që kërkojnë shërbim të specializuar. Maqedonia ka vaksnuar deri tani 5 mijë e 755 punonjës shëndetësorë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në javët e fundit. Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nëse vazhdohet me mbingarkesën e spitaleve, do të ketë vështirësi të menaxhimit të rasteve klinike. Dje ishin 828 raste. Sa i takon vaksinimit, sot në Kukës po vaksinoheshin punonjës shëndetësorë, sipas vendimit të Shqipërisë për t’i dhuruar Kosovës 500 vaksina.

Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.937 persona dhe rezultojnë 771 raste pozitive. Ndërkohë janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.

Maqedoni e Veriut

Rekord rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Maqedoni, po ashtu edhe numri i testeve ka qenë rekord. Kështu, në 24 orët e fundit janë kryer plot 5 057 të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 299 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus është 15 475.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *