PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Marrëveshja: Shtetësi shqiptarëve që kanë jetuar 30 vite në Maqedoni

, , ,

Takimi i sotëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Ziadin Selës e Afrim Gashit ka rezultuar me marrëveshje për çështjen e shtetësisë.  “Mbaroi edhe takimi i sotëm, besoj se kemi arritur marrëveshje. Ajo për të cilën u morëm vesh është se do ta vëmë në letër, meqë ka edhe formulime juridike, ndërsa më pas do t’i bëjmë publike të gjitha detajet edhe për opinionin”, tha pas takimit Zaev.

Por ndryshe nga kryeministri, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela menjëherë pas takimit u shpreh se janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund problemit me shtetësinë. “Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje. Por do duhet edhe njëherë t’i rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit që të kemi një variant final, të cilin do tua japim edhe mediave. Përmes këtij ligji ne synojmë që të gjithë qytetarëve që kanë jetuar nga 30 vite e me tepër në Maqedoni të mos ngelin pa shtetësi. Jemi në rrugë të mbarë në drejtim të zgjedhjes së kësaj problematike dhe besoj se shumë shpejtë në fillim të javës tjetër ne do të dalim me qëndrimin final, nga ku do të mësohen të gjitha çështjet e dakorduara”, tha Sela.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *