PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Marin: Qeveria kërkon të zgjerojë aplikimin e pasaportës së koronavirusit

, , ,

Po eksplorohet mundësia e ndryshimit të legjislacionit në mënyrë që punëdhënësi në sektorin e shërbimeve të jetë përgjegjës për vaksinimin e personelit.

Qeveria nuk do ta mbajë premtimin për heqjen e të gjitha kufizimeve në momentitn që shkalla e vaksinimit arrin në 80 për qind të popullatës mbi 12 vjeç. Pas takimit të zgjatur të qeverisë dje mbrëma, kryeministrja Sanna Marin tha për mediat se strategjia hibride do të prezantohet të hënën dhe kufizimet e restoranteve do të vazhdojnë. Masat kufizuese aktuale do të mbahen, por nuk do të shtrëngohen, tha ajo. Kështu që kësaj radhe u injorua propozimi për të marra masa të tjera urgjente, ndërsa numri i të shtruarve në spitale është rritur ndjeshëm.

Në praktikë, tha Marin, autoritetet do të vlerësojnë deri të hënën se cilat kufizime restorantesh do të vazhdojnë, pasi kufizimet ekzistuese rajonale do të skadojnë të hënën.

Ajo theksoi rëndësinë e veprimit në nivel lokal për të luftuar epideminë. Rajonet do të udhëzohen të monitorojnë situatën e tyre epidemike dhe të vendosin se cilat rekomandime dhe kufizime nevojiten për të frenuar epideminë.

Ministria e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë po përgatit karakteristikat epidemiologjike të zonave të përhapjes që i përshtaten më mirë situatës aktuale të sëmundjes, duke zëvendësuar kriteret e fazës së mëparshme, të cilat qarqet mund t’i përdorin si udhëzues për të vlerësuar nevojën për marrjen e masave.

Pasaporta e koronavirusit, si leje për të punuar

Një çështje tjetër në bisedimet e mbrëmjes ishte shtrirja e përdorimit të pasaportës së koronavirusit, ndoshta në vendet e punës, sipas Marin. Marin thotë se puna përgatitore po vazhdon, por ka sfida ligjore të përfshira.

“Qeveria kërkon të zgjerojë aplikimin e pasaportës së koronavirusit”, tha kryeministrja

Sipas Krista Kiuru (sd), Ministre e Familjes dhe Shërbimeve Bazë, në mbledhje u propozua që pasaporta e koronavirusit të kërkohet në vendin e punës, si edhe të eksplorohet mundësia e ndryshimit të legjislacionit në mënyrë që punëdhënësi në sektorin e shërbimeve të jetë përgjegjës për vaksinimin e personelit.

“Kështu që shëndeti i punonjësve [sidomos stafi i kujdesit social dhe shëndetësor] të mos përbëjë kërcënim për të pambrojturit,” përmblodhi Kiuru.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *