fbpx

Maqedoni, 116 persona të infektuar për së dyti me Covid 19

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 116 persona të riinfektuar me koronavirusin e ri, ku dy prej tyre kanë vdekur. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa i përkasin periudhave të ndryshme kohore. Drejtuesit e institucioneve, thonë se rastet me këta persona janë të verifikuar nga organet përkatëse për të mos lënë dyshime mbi mundësinë e gabimeve gjatë infektimit të tyre të parë.

“Te ne deri më tani, bazuar në të dhënat e ditës së martë, janë regjistruar 116 persona të riinfektuar me COVID-19 si dhe dy persona të vdekur, pra persona që më herët ishin diagnostikuar me koronavirus, që e kishin kaluar sëmundjen, por që ndërruan jetë pas infektimit të dytë. Ne po e përcjellim situatën me këto raste, por e them se riinfektimi është i mundur dhe kjo është dëshmuar edhe në suaza botërore. Bëhet fjalë për një numër të vogël apo 0.001 për qind nga numri i përgjithshëm i personave që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri”, deklaroi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karxhoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: