fbpx

Kurti merr vaksinën e AstraZenecas. PDK e pakënaqur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marrë i pari në vend vaksinën Anti-COVID të AstraZenecas në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Ndërsa, sot dhe nesër pritet të vaksinohet edhe qytetarët e tjerë, pasi më parë janë në listë stafi shëndetësor i Klinikës Infektive. Ndërsa, në komunat tjera, qytetarët pritet të vaksinohen gjatë të enjtes dhe të premtes.

Në fazën e parë, sipas planit të vaksinimit do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

PDK kritikon kryeministrin

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk duhet të vaksinohet i pari.

“Kryeministri sot nuk do të duhej të ishte i pari, por i fundit që do të vaksinohej. E para, Albini e ka kaluar Covidin një herë. E dyta, janë disa kategori që janë më të rrezikuar, siç janë mjekët, infermierët, policët dhe kategoritë tjera, duke përfshirë shumë qytetarë në moshë të shtyrë dhe të sëmurë”, tha Bytyci në një postim të tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: