PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kosova njofton shumë të infektuar dhe viktima

, ,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njoftoi se 880 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet rajonale. Prej tyre, 729 janë pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 33 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *