PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Ish-kryespiuni i Maqedonisë vetëdorëzohet në Prokurori

, ,

Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov është vetëdorëzuar sot pasdite në Prokurori. Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë është vetëizoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit. Ai tha se është paraqitur vetë në Prokurori për të sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat që rëndojnë për të. Po ashtu ai kërkoji falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit. Mijallkovi tha se, ashtu siç kishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkov nuk po gjendej nga policia për t’i komunikuar urdhër-arrestin. Gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi që t’i caktojë paraburgim shtëpiak Mijallkovit në pritje të aktvendimit përfundimtar për skandalin e përgjimit të paligjshëm, i cili u bë publik në vitin 2015. Ekipe policore kryen kontrolle në pronat e tij, si edhe kanë kontrolluar edhe hyrje-daljet e Shkupit, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë.

Autoritetet më të larta kanë reaguar pas këtij skandali. “Jemi të zhgënjyer që Sasho Mijallkovi nuk është gjetur dhe nuk e vuan masën e shqiptuar”, tha kryeministri Zoran Zaev. Ndërkohë Presidenti Stevo Pendarovski për ngj “Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë krimin dhe korrupsionin e lartë”.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *