PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Helsinki ndalon shërbimin e mishit në aktivitetet e paguara nga bashkia


Mediat sociale kanë parë një debat të ndezur rreth vendimit të qytetit të Helsinkit për të ndaluar shërbimin e mishit në aktivitetet e organizuara nga qyteti. Ushqimet që do të ofrohen nga bashkia do të jenë me bazë bimore dhe (me burime të përgjegjshme, lokale) me bazë peshku nga viti i ardhshëm.

Kafeja, çaji dhe bananet (për shembull) do të duhet të merren nga prodhuesit që në vendet e origjinës nuk shfrytëzojnë popullsinë lokale (Fair Trade Providers) dhe qyteti po synon të ndalojë së shërbyeri ushqimet dhe pijet freskuese të tij në gota apo pjata me një përdorim.

Vendimi, i cili vlen për të gjitha rastet kur ushqimi do të shërbehet në takime, seminare, trajnime dhe ngjarje publike, nuk është pritur me kënaqësi nga të gjithë.

Iltalehti raporton reagimin e politikanëve, i cili më së shumti pason ndarjet e njohura të luftës kulturore.

Sekretarja e Partisë së Qendrës, Riikka Pirkkalainen, shkroi në Twitter se ishte turp nëse vendimi zbatohej edhe për mishin e prodhuar në vend.

Baza e Qendrës është në rajonet rurale, bujqësore dhe ajo mori 2.4 përqind të votave të kryeqytetin Helsinki në zgjedhjet lokale të këtij viti, duke siguruar vetëm dy nga 89 vendet në këshill.

Ndërkohë, Kirsi Piha, e cila u tërhoq nga gara për kryebashkiak të Helsinkit pasi siguroi emërimin e Partisë së Koalicionit Kombëtar, tha se ishte një “vendim i mirë, i përgjegjshëm dhe largpamës”.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *