PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

EMA – 18 vendeve të BE: Vazhdoni vaksinimet me Astra Zeneca

, , ,

Agjencia Europiane e Barnave EMA rekomandoi sot vazhdimin e përdorimit të vaksinës antiCovid Astra Zeneca. Drejtori Ekzekutiv i EMA, Emer Cooke gjatë konferencës për shtyp që përfundoi pak minuta më parë tha se “përfitimet e vaksinës tejkalojnë disavantazhet e efekteve anësore të mundshme”.

Cooke thotë se aktualisht nuk ka prova se vaksinat kanë shkaktuar mpiksjen e gjakut. Nuk ka pasur më shumë mpiksje gjaku midis atyre që janë vaksinuar krahasuar me pjesën tjetër të popullatës. Cooke thotë se rastet e mpiksjes së gjakut janë shumë të rralla.

EMA po heton të gjitha rastet e dyshuara të trombozës dhe po bën një vlerësim të sigurisë së vaksinës bazuar në studimet. EMA, tha ajo, nuk komenton për efektet e mundshme anësore në vendet individuale, por bën një vlerësim në bazë të të gjitha rasteve në BE, si një e tërë. Studimet e vaksinës së koronavirusit të Astra Zeneca janë duke vazhduar. Rezultatet e studimit mund të priten të enjten. EMA do t’i njoftojë ato menjëherë të Enjten. Cooke tha se nuk ishte e befasuar.

18 vende të BE-së ndalojnë vaksinën Astra Zeneca

Suedia iu bashkua sot 17 vendeve të tjera europiane që kanë pezulluar vaksinimin e popullatës me vaksinën anti Covid të Astra Zeneca. Jashtë Europës, Tailanda është vendi i vetëm jo europian që ka marrë vendim të njëjtjë.

Deri më tani, nuk ka pasur rritje të rrezikut të efekteve anësore nga vaksina e Astra Zeneca në Finlandë, thotë Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL). Sipas THL, Finlanda është në pritje të politikës së Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) mbi përdorimin e vaksinës. Deri më sot, EMA nuk ka rekomanduar ndërprerjen e vaksinës koronare Astra Zeneca.

Lista e vendeve të Europës

Spanja            Franca
Gjermania      Italia
Hollande        Norvegjia
Danimarka     Islanda
Estonia           Letonia
Lituania          Luksemburgu
Austria            Irlanda
Bullgaria         Suedia
Portugalia       Sllovenia

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *