PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Clas Ohlson thotë se në 6 dyqane nuk pranon para cash. Paguhet vetëm me kartë


Gazeta Kuluttaja (Konsumatori), informoi sot se kompania Clas Ohlson filloi një projekt pilot të hënën, ku disa prej dyqaneve do të pranojnë vetëm blerës që përdorin kartë bankare.

Nga e hëna, nuk mund të paguani me para të thata në dyqanet e Clas Ohlson në Porvoo, Kotka, Hämeenlinna ose dyqanet e kompanisë në qendrat tregtare Skanssi në Turku, si edhe Redi dhe Kaari në Helsinki.

Gjëja interesante për atë që rezulton të jetë një projekt pilot është se kompania, sipas Konsumatorit, nuk ka informuar për këtë në faqen e saj elektronike apo në rrjetet sociale. Është mjaftuar vetëm me një njoftim në dyqanet e lart-përmendura.

Projekti zgjat deri në fund të korrikut dhe më pas do të vlerësohet. Trajtimi i parave cash thuhet se i kushton stafit kohë dhe për kompaninë probleme të tjera.

Konsumatori ka hetuar nëse kjo procedurë është në kundërshtim me ligjin finlandez, por rezultoi se shitësi nuk është i detyruar të pranojë pagesën në para të thata.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *