Arkitektura finlandeze krijon kryeveprën e radhës. Terminali 2 hapet javën tjetër.

Terminali 2 në Aeroportin e Helsinkit, më i madh dhe më i shndritshëm do të hapet më 1 dhjetor, njoftoi Finavia, kompania që operon aeroportet e vendit në një deklaratë për shtyp.

Përveç sallës mbresëlënëse kryesore të hyrjes dhe nisjeve, do të hapet edhe salla e mbërritjeve.

“Ne jemi krenarë që ofrojmë lehtësira të klasit botëror për pasagjerët. Nuk kam takuar ende askënd që nuk kënaqet kur hyn brenda,” tha Henri Hansson, Zëvendës President për Teknologjinë dhe Qëndrueshmërinë në Finavia.

Hyrja kryesore arkitekturore mahnitëse i çon pasagjerët në sallën e nisjeve, çatia e valëzuar prej druri e së cilës bën përshtypje në shikim të parë. Gjatë ditës, hapësira ndriçohet në dritë natyrale që vërshon përmes dritareve të mëdha.

“Terminali, objektet dhe shërbimet e tij janë projektuar si një kartë e re biznesi për Finlandën. Për shumë njerëz, Aeroporti i Helsinkit është kontakti i tyre i parë me vendin tonë. Terminali 2 është kryesisht vepër finlandeze me cilësi të lartë, për të cilën mund të jemi krenarë.”

Një nga qëllimet ishte rikthimi i ndjenjës së aventurës dhe romancës në udhëtimet ajrore. Arkitektura është frymëzuar nga dizajnet klasike finlandez, si Ultima Thule e Tapio Wirkkala dhe konturet gjeografike. Dizajni i çatisë luan me alternimet e ndriçimit dhe peshës.

Pasagjerët shtatlartë madje mund të jenë në gjendje të prekin tavanin në pjesët e tij më të ulëta. Çatia e bërë në Raisio është e përfunduar me bredh të vërtetë finlandez. Ai përbëhet nga 500 elementë unikë CLT (pjesë të parafabrikuara) që janë pozicionuar një nga një, si një puzzle gjigant.

“Përvoja vizuale mbështet qetësinë e udhëtimit. Ngjyrat dhe materialet do ta udhëheqin pasagjerin përmes terminalit. Ne kemi përfunduar zgjidhje të shumta për ta bërë udhëtimin ajror sa më të lehtë dhe të natyrshëm”, tha Hansson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: