PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Ambasadorja e Finlandës takohet me Haradinaj

, , ,

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejtë të institucioneve të reja.

Haradinaj ka falënderuar ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Haradinaj dhe Vjosa Osmani kanë shprehur dëshirën për të kandiduar për postin vakant të Presidentit të Republikës. Stjernval zhvilloi një takim edhe me Osmanin pak ditë më parë, ku e përgëzoi për fitoren e arritur.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *