fbpx

11 mars, situata e koronavirusit në Finlandë dhe Mëmëdhe

Finlandë

Instituti Kombëtar i Shëndetit informoi sot se nga 20,600 testime të kryera rezultuan 720 të infektuar me koronavirus. N¨derkohë u raportuan katër të vdekur duke e cuar në 783 numrin e vdekjeve të lidhura me sëmundjen Numri i pacientëve në reparte të kujdesit të specializuar është 127, shtatë më shumë se dje, ndërsa 41 janë ën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë tah sot se 602 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, 16 persona nuk ia kanë dalë të mbijetojnë për shkak të virusit vdekjeprurës.7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Kosovë

Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të jetëve të humbura dhe rasteve të reja me Covid-19. Tetë persona kanë ndërruar jetë dhe 632 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç).

Maqedoni e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 450 teste të dyshuara për COVID nga ku 947 kanë rezultuar të jenë pozitivë. Numri më i lartë i rasteve të reja vazhdon të jetë në Shkup me 453 raste, Prilepi me 65, Velesi me 56, etj. I lartë mbetet edhe numri i pacientëve që kanë ndërruar jetë, ku 21 persona kanë gjetur vdekjen vetëm në 24 orët e fundit, ndërsa janë shëruar 397 persona. Që nga fillimi i pandemisë janë prekur 110 209 persona me COVID, nga ku 96 570 janë shëruar dhe 3 265 kanë gjetur vdekjen. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 10 374.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: