PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Të dielën vaksinohen +80 vjeçarët. Opozita: Rama ka dështuar

, ,

Autoritetet shëndetësore sot kanë filluar vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në qytetin e Vlorës. Kryeministri Edi Rama tha se ditën e diel do të vaksinohen figurat e shquara në moshë të tretë +80 vjeç dhe se brenda marsit mbërrijnë 40 mijë doza të Pfizer.

Procesi i vaksinimit ka vijuar dje në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 612 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antiv-COVID.

Partia Demokratike në opozitë prej tetë vitesh akuzon qeverinë se ka dështuar në luftën ndaj virusit dhe sigurimin e vaksinave për popullatën. Sipas “The Our World in Data”, në Shqipëri deri në datën 14 shkurt, janë administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë, ose 4 vaksina për 10 mijë banorë, ndërsa mesatarja e Europës deri në 16 shkurt ishte 5.91 doza për 100 banorë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *