PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Situata në Kosovë dhe Shqipëri më e stabilizuar

, , ,

Në ditët e fundit, situata epidemiologjike e COVID-19 në Kosovë parqitet më e stabilizuar dhe këtë prirje e dëshmojnë të dhënat ditore.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se pesë persona të konfirmuar pozitivë më COVID-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa janë evidentuar edhe 187 raste të reja nga 2944 teste të kryera.

Prishtina është qyteti më i prekur nga koronavirusi pasi raporton numrin më të lartë të vdekjeve.

Kur kanë kaluar më shumë se një vit epidemi, Kosova raporton se 2178 qytetarë kanë ndërruar jetë.

Shqipëria

Raportimi i mbrëmshëm nga Shqipëria njofton shifra pothuajse të njëjta. Nga 2808 testime janë zbuluar 108 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete, teksa dje ishin 118 të infektuar dhe 3 fatalitete.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Megjithatë, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shprehu sot shqetësimin se dy javët e ardhshme ata presin një shtim të rasteve, si pasojë e shtimit të kontakteve gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare, që u zhvilluan fundjavën e shkuar.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *