PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shumë viktima dhe rritje të numrit të infektimeve

, , , ,

Shqipëri

Një numër i lartë humbje jetësh është shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19. Janë 19 persona të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me këtë sëmundje. Nga 3 897 testime kanë rezultuar pozitivë 1 021 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antivCOVID.

Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus, duke e ngritur në 1582 numrin e të vdekurve. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç”, është thënë në njoftim.

Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka vijuar të jetë i lartë numri i vdekjeve. 24 orët e fundit u raportuan 13 të vdekur dhe 725 të infektuar nga 3342 testime të kryera në mbarë vendin

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *