fbpx

Shqipëria mund Hungarinë. Polonia, pengesa e vetme për në Katar

Shqipëria mundi të marrë një fitore të vyer ndaj Hungarisë në Tiranë duke i rritur shpresat për të marrë pjesë në kampionatin botëror në Katar. Goli i Armando Brojës – futbollistit me origjinë nga Malësia e Madhe – në minutën e 80-të ishte vendimtar për takimin.

Armando Broja, heroi i kuqezinjve ndaj Hungarisë, pa mundur t’i fshehë emocionet, deklaroi se tani mendja duhet të jetë te Polonia.

“Më tha trajneri a je gati? Po i thashë. Sa hyra, Bare me pasoi dhe bëra golin. Jemi bërë një skuadër e mirë, jemi të bashkuar dhe sa herë që vijmë me Kombëtaren bëjmë më shumë. Edhe në ato dy ndeshje në Elbasan ishim shumë të fortë”, tha Broja.

“Tani jemi të përqendruar për Poloninë dhe të fitojmë. Mendjen e kemi për të fituar ndeshjen”, deklaroi Broja, duke iu referuar takimit vendimtar të së martës së ardhshme në Tiranë.

Optimist duket edhe trajneri i kombëtares shqiptare.

“Kjo skuadër tani fillon të besojë, e bindur te mundësitë që ka, e bindur se mund të qëndrojmë në këtë nivel. Por nuk duhet të na marrë koka erë, të punojmë, bëjmë sakrifica dhe me grupin ecet para. Ne mund të humbasim ndeshje me Poloninë e Anglinë, por do të jetë e vështirë edhe për ta se jemi skuadër që ka konkretizim në lojën që ka, kemi mënyrë të luajturi. Jemi gati të plotësojmë edhe disa mangësi taktike kur ndodhin e përballojmë skuadra të forta. Kjo është skuadër që ka marrë pjekuri të mirë”, tha Reja.

Po dje në ndeshjet e grupit tonë, Anglia dhe Polonia mundën të marrin një fitore të thellë 5-0 ndaj Andorës dhe San Marinos. Shqipëria ka një pikë më shumë se Polonia me 14 pikë dhe renditet pas Anglisë së vendit të parë me 19 pikë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: