fbpx

Shqipëria heq karantinën për grekët dhe maqedonasit

Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka prezantuar masat e reja për parandalimin e Covid-19. Komiteti, që funksionon pranë Ministrisë së Shëndetësise bëri të ditur se nuk do të ndryshojë orën policore nga ora 22.00 deri në ora 6 të mëngjesit.

Ndërrkohë u vendos të hiqet karantina 14 ditore për personat që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Po kështu u vendos që studentët mund të kthehen në auditore vetëm për konsultime dhe për provimet.

Kosova

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.474 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (73 vjeç).

Maqedonia e Veriut

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2928 teste të kryera janë regjistruar 323 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 96 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 714 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.197 raste, prej të cilëve 135.367 janë shëruar, kurse 5.016 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.754 raste aktive me virusin korona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: