PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Shpallet rezultati i zgjedhjeve demokratike. Basha – kryeministër, Rama – President?!

, ,

PANALBANIAN / Pas numërimit të të gjitha votave rezultoi një fitore simbolike e opozitës, për të cilat mediat pro saj po flasin pa pushim. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë vota më shumë se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në bazë të këtij rezultati, ku Basha është më i votuar, nuk i dihet fatit të robit, mbase bëhet edhe kryeministër i një qeverie të koalicionit të gjërë. Në ftesën e tij për bashkëpunim me Partinë Demokratike, Rama ka vënë kusht vetëm ndarjen e Bashës me Berishën dhe Metën. Dhe këta të fundit nuk do të kenë ndonjë problem me çdo rezultat apo marrëveshje që sjell PD-në (opozitën) në pushtet.

Rama i ka propozuar dhjetë muaj më parë Bashës që mund t’a bëje atë kryeministër, në momentin që Rama do të zgjidhet president. (https://www.dailymotion.com/video/x7uy8il)

Kushti atëherë ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore, gjë e cila u realizua në ndryshimet në kodin e zgjedhjeve. Më hyrjen në zgjedhje, Basha e pranoi realitetin e krijuar nga Rama, pasi edhe disa ambasadorë dhanë alibinë se “ndryshimi nuk ështe i mirë, por nuk ështe i paligjshëm”. (Hahaha. Vërtet nuk tallem)

LSI është humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve. Gjithsesi, ka një deputet më shumë se nga viti 2009, koha kur Rama dhe Berisha ndryshuan kushtetutën për të fundosur LSI-në. Atëherë, LSI qe me fat se PD e mori në qeveri. Kësaj radhe fati mund t’i buzëqeshë Bashës, se Rama përfundimisht nuk e do LSI-në.

Sot, PS ka lajmëruar nismën e radhës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për të cilin deputeti shqiptar më i votuar Taulant Balla (pa tallje dhe marshallah) ka thënë se ka shkelur kushtetutën. Një seancë e jashtëzakonshme me parlamentin aktual, ku PS kontrollon 122 mandate, quhet i kryer largimi i Metës, që në mënyrë të përsëritur ka dëshmuar se i pëlqen dhe dëshiron të udhëheqë opozitën.

Nëse ndodh kështu nuk është e thënë se kemi të bëjmë me pazare. Mund të quhet rrokadë paqësore e pushtetit, sipas standardeve të ballkano-demokracisë.

Gjithsesi, sot ështe thyer rekordi i shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Si asnjëherë më parë kemi një rezultat përfundimtar pesë ditë pas mbylljes së kutive. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilrjan Celibashi, ka bërë sot një deklaratë për mediat në lidhje me kandidatët fitues të zgjedhjeve të 25 Prillit. Celibashi ka numëruar të gjithë kandidatët e listave të partive, që tashmë kanë marrë një mandat deputeti. Parlamenti i ardhshëm do të ketë mes shumë të njohurve të tjerë Xhelën, Jarin, Dashin, Narin dhe Vangjon, por jo Herkulin, Timin, Don Zhuanin. Për të gjithë këta, do të jenë një mandat më shumë a më pak në biografinë e tyre, kurse për shqiptarët quhen katër vite më shumë demokraci qysh kur se ra komunizmi. Wikipedia dhe Muçi thonë se komunizmi ra në 1990, ndaj nuk lejohen më thirrjet “poshtë komunizmi”.

Më poshtë është lista e plotë e deputetëve në kuvendin e ri.

Qarku Berat

PS 5 mandate

Hatixhe Konomi

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

Nasip Naço

Blendi Klosi

PD 2 mandate

Tomor Alizoti

Kasëm Mahmutaj

 

Qarku Dibër

PD 3 mandate

Xhelal Mziu

Kreshnik çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

PS 2 mandate

Lavdrim Krrashi

Aurora Mara

 

Qarku Durrës

PS 8 mandate

Milva Ekonomi

Alban Xhelili

Jurgis Çyrbja

Klodiana Spahiu

Ilir Ndraxhi

Rrahman Rraja

Lefter Koka

Edi Rama ose Ana Dhamo

PD 6 mandate

Edi Paloka

Agron Duka

Merita Bakiu

Oerd Bylykbashi

Ferdinant Xhaferaj

Andia Ulliri

 

Qarku Elbasan

PS 8 mandate

Evis Kushi

Klevis Xhoxhi

Besion Ajazi

Dasantila Tahiraj

Saimir Hasalla

Florenc Spaho

Luan Duzha

Taulant Balla

PD 6 mandate

Gazment Bardhi

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Zheni Gjergji

Luçiano Boçi

 

Qarku Fier

PS 9 mandate

Erion Braçe

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Baftjar Zeqaj

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Ismet Beqiraj

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi hyn në Kuvend në vend të Bashkim Finos i cili nuk jeton më

LSI 1 mandat

Monika Kryemadhi ose Kejdi Mehmetaj

PD 6 mandate

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Luan Baçi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

 

Qarku Gjirokastër

PS 3 mandate

Mirela Kumbaro

Laert Duraj

Bledar Çuçi

PD 1 mandat

Tritan Shehu

 

Qarku Kukës

PS 1 mandat

Gerta Duraku

PD 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

 

Qarku Lezhë

PS 3 mandate

Lindita Nikolla

Eduard Ndreca

Shpresa Marnoj

PD 4 mandate

Mark Marku

Agron Gjekmarkaj

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

 

Qarku Shkodër

PD 5 mandate

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli

Zef Hila

PS 3 mandate

Edona Bilali

Paulin Sterkaj

Benet Beci

PSD 2 mandate

Tom Doshi

Gledis Çeliku

LSI 1 mandat

Agron Çela

 

Qarku Vlorë

PS 8 mandate

Pranvera Resulaj

Anduel Tahiraj

Vullnet Sinaj

Anila Denaj

Niko Kuri

Ilir Metaj

Damian Gjiknuri

Edi Rama ose Teuta Ramaj

PD 4 mandate

Bujar Leskaj

Ina Zhupa

Fation Veizaj

Arbi Agalliu

 

Qarku Tiranë

PD 15 mandate

Lulzim Basha

Jorida Tabaku

Alfred Rushaj

Albana Vokshi

Sali Berisha

Agron Shehaj

Fatmir Mediu

Grida Duma

Shpëtim Idrizi

Belind Këlliçi

Vangjel Dule

Mesila Doda

Dashamir Shehi

Flamur Noka

Orjola Pampuri

PS 18 mandate

Luljeta Bozo

Najada Çomo

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Ulsi Manja

Etilda Gjonaj

Arben Pëllumbi

Elisa Spiropali

Belinda Balluku

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Ermonela Valikaj

Xhemal Qefalia

Klotilda Bushka

Alqi Bllako

Eduard Shalsi

Fatmir Xhafaj

Ornaldo Rakipi

PSD 1 mandat

Tom Doshi

LSI 2 mandate

Monika Kryemadhi / Klajda Gjosha

Erisa Xhixho

 

Qarku Korçë

PS-6 mandate

Enslemvera Zake

Blerina Gjylameti

Ilirian Pendavinji

Ilir Topi

Olta Xhaçka

Niko Peleshi

PD-5 mandate

Edmond Spaho

Sorina Koti

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *