PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Rezultati final: Rama mbetet në qeveri, Basha nuk lëshon partinë

, ,

Në të gjithë vendin ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit. Sipas rezultatit të bërë publik nga KQZ, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD 59, LSI 4 mandate dhe PSD 3.

Në rang vendi, PS arriti të sigurojë 768177 vota ose 48.68 %, PD mori 622234 vota ose 39.43%.

Partia e tretë politike është renditur Lëvizja Socialiste për Integrim me 107522 vota ose 6.81%.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, e cila mori 2.25 % ose 35477.

Në deklaratat e para, kryeministri Edi Rama ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me PD dhe kryetarin që kjo forcë do të zgjedhë pas humbjes së 9-të qysh prej 2013.

Por kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se i ka blerë votat dhe nuk ka pranuar humbjen. Ndërkohë, ish-presidenti Bujar Nishani dhe një numër i konsiderueshëm demokratësh kanë kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme, duke e cilësuar si përgjegjësin kryesor. Lideri historik i PD-së nuk ka bërë ende asnjë koment publik për humbjen dhe përgjegjësinë e lidershipit aktual të Partisë Demokratike

.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *