fbpx

Rekord viktimash. Shqipëri: 21. Kosovë: 4. Maqedoni: 11

Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 21 persona të moshave 50-91 vjeç. Nga 3805 testimet e kryera janë konfirmuar 952 raste, ku Tirana, mban numrin të lartë të rasteve aktive me 408 të infektuar.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Në komunikatën për mediat Ministria e Shëndetësisë informon se 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan 4 të vdekur nga virusi. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç). Janë testuar gjithsej 3.680 mostra, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste dhe 1.599 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Maqedonia e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 533 teste të dyshuar për COVID-19 dhe nga këta 305 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 11 pacientë, ndërsa janë shëruar 167 persona. Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 522 518 testime për COVID-19, ku janë regjistruar plotë 102 787 raste. Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 137 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 233 të tjerë. Numri aktual i personave aktivë me virusin është 8 417.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: