PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Reja: të paktën 4 pikë përballë Hungarisë dhe Polonisë

, , , ,

Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja doli këtë të hënë në konferencë për shtyp për të analizuar listën e futbollistëve të thirrur për grumbullimin e muajit tetor dhe për të folur për 2 ndeshjet vendimtare për kualifikimin në play off, sfidën ndaj Hungarisë në transfertë dhe ndeshjen ndaj Polonisë në Air Albania.

“Me Poloninë me doemos duhet të fitojmë sepse është rivali ynë në grup, nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Dua t’i marrim ndeshjet një pas një. Tani kemi Hungarinë një sfidë deçizive dhe më pas me Poloninë. Në rastin më të keq dua që të marrim me çdo kusht tre pikë me Poloninë që të ruajmë pozicionin dhe për të shpresuar deri në fund. Por për mua idealja është 4 pikë në këto dy ndeshje”, ka thënë Reja, transmeton Super Sport.

“Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim 2 rezultate pozitive në 2 ndeshjet e ardhshme. Janë 2 ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë”.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *