fbpx

Rama: Kosova shpëtoi turizmin tonë

Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë shpëtuan turizmin vitin e shkuar, ndërkohë që operatorët turistikë nuk është se i kanë ulur çmimet. Kjo është pranuar nga kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë vlonjatë të premten.

“Unë dje isha me një operator turistik dhe jashtë kamerave ma konfirmoi atë që di në fakt, që sezoni i kaluar nuk ishte me humbje. Ndërkohë që pandemia ishte realisht e frikshme për sektorin, por lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovën dhe fakti që shqiptarët në Shqipëri nuk mundën të ikin jashtë, bëri që hotelet të jenë plot”, tha Rama.

Numri i qytetarëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2020 është 1.379.360 persona, me një rënie prej 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: