PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Prodhimet shqiptare drejt BE-së pa taksa doganore deri në 2025

, ,

Delegacioni i Bashkimi Europian në Tiranë nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se do të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, të cilët do të jenë gjendje të eksportojnë produktet e tyre në vendet e BE-së pa taksa doganore deri në vitin 2025.

“Bashkimi Europian vazhdon të mbështesë konkretisht fermerët shqiptarë. Në këto kohë të vështira, ata do të jenë në gjendje të eksportojnë produktet e tyre në BE pa taksa doganore deri në vitin 2025. Kjo masë do të sigurojë mbështetje të vlefshme për ekonominë”, thuhet në postimin në Twitter të delegacionit të BE-së.

Ndërkohë këtë lajm të mirë për fermerët shqiptarë e ka ripostuar në Twitter edhe ambasadori i Bashkimi Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ky i fundit theksoi se kjo është një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë.

“Një tjetër ndihmë konkrete nga BE për fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre tashmë janë duke eksportuar produkte sipas standardeve të Bashkimit Evropian, falë edhe IPARD. Të lumtur të shohim produktet e tyre “Made in Albania” të disponueshëm në tregjet evropiane! BE është këtu për t’ju mbështetur”, shkruan Soreca.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *