Portreti i panjohur i Skënderbeut nën dritën e një dokumenti origjinal

Nga Virgjil Kule *

Deri tani studjuesit janë përqëndruar te një dokument dhe një portret që tregojnë se Skënderbeu përdorte veshje civile të tipit që mbanin fisnikët venecianë të importuara nga Venecia.

Unë e di se sa e vështirë është të ndërrohen stereotipet e krijuara në vite, por për veshjen ushtarake të Skënderbeut nuk mund të anashkalohet një dokument tjetër dhe një portret tjetër që përputhen kaq shumë me njëri tjetrin.

Te libri i studjuesit të njohur rumun, N. Jorga, me titull: “Notes et extraits pour servir a l’Hisoire des Croisades aux XV siecle”, botuar në Paris në vitin 1899, në faqen 49 gjendet ky dokument i marrë nga Kartelat e Thesarit të arkivit të Mbretërisë aragoneze:

….Nënmbreti Raimondo d’Ortafa mbërriti pranë Skenderbeut në qershor 1454, i shoqëruar me letërkredencialet e Alfonsit V, ku Skënderbeu thirrej “Komandant i përgjithshëm i njerëzve tanë të armatosur në Shqipëri”. Bashkë me titullin, Kastriotit iu dorëzua nga Ramon D’Ortafa, në emër të mbretit Alfons V, koleksioni i cohrave për veshje ushtarake, tipike aragoneze.

Studimin i këtij koleksioni cohësh e quajta me rëndësi të vecantë sepse hedh dritë mbi pamjen, modelin dhe ngjyrat e veshjeve ushtarake të Skënderbeut, të paktën që nga koha e nënëshkrimit të Traktatit të Gaetës ne 1451.

Nga përkthimi i hollësishëm i dokumentit mbi përmbajtjen e koleksionit del se cohët ishin gjithsej 20, në masën e një kompleti veshjeje secila. Ato ndaheshin në dy kategori:

1. Perpinian i zakonshëm: cohë e prodhuar në qytetin Perpignan, prej leshi të thurur (shajak) që përdorej nga kalorësit: 2 cohë ishin në ngjyrë të bardhë, 2 të kuqe, 2 të gjelbra dhe 4 në ngjyrë të kuqërremtë prej shafrani, 10 gjithsej. (Sipas studjuesit Alan Ryder, një veshje kaloresi me “perpinian të zakonshëm” kushtonte rreth 19.5 dukatë).

2. Passatge d’Iviza: pëlhurë e përdorur në veshjet e kalorësisë aragoneze: 4 copë në ngjyrë të bardhë, 4 në të kuqe, 2 në të gjelbër, gjithsej 10 copë.

“Të njëzeta cohët dërguar Skënderbeut, ishin mbështjellë me një copë të madhe pëlhure me shkelqim, ngjyre bezhe, prodhim ekskluziv i endësve të qytetit Valencia”… perfundon dokumenti.

Nen driten e ketij dokumenti ia vlen t’i kushtohet serish vemendje një portreti per te cilin deri tani eshte dyshuar nese është ose jo i Skënderbeut megjithese ne koleksion emertohet “Portret i Skenderbeut.
Ne kete portret Kastrioti paraqitet në moshë të re (i vetmi portret ne kete moshe), i veshur pikerisht me stil ushtarak aragonez ku dominon ngjyra e kuqerremte e shafranit.

Portretit i takon Shkollës Italiane të Veriut rreth vitit 1520. Ai është pjesë e koleksionit privat Schulenburg. Portretin e ka blerë për 70 dukate në 23 prill të vitit 1738 Kont- Marshalli Johan Mattia von der Schulenburg për t’ia bërë dhuratë nipit të tij Christian Günther von der Schulenburg.

Ka një peputhje që nuk lë asnjë dyshim midis portretit dhe asaj ç’ka thuhet në dokumentin e arkivit të mbretërisë së Aragonës, me të cilën Skënderbeu nënshkroi në vitin 1451 një Traktat Bashkepunimi në luftën kunder osmanëve. Në bazë të traktatit Skënderbeu merrte prej saj ndihma në të holla, armatime dhe veshje… (më gjerësisht tek libri im “GJ.K.Skenderbeu – Kryqtari i Fundit”).

* Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë dhe (jo rezident) në Mbretërinë e Norvegjisë, Republikën e Finlandës dhe Republikën e Islandës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: