PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Përkeqësohet situata. Shtohet numri i viktimave dhe i të infektuarëve

, , ,

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut vazhdon pothuajse e njëjta situatë e rënduar. Numri i lartë i viktimave dhe i të infektuarëve tregon se gjendja po përkeqësohet.

Shqipëri 

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 986 raste të reja nga 3957 testime të kryera në total. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin e viktimave në total në 1,775.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467.

Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka treguar të dhënat e fundit të COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 3.454 persona, prej të cilëve rezultojnë 426 raste pozitive, ndërsa numri total i rasteve pozitive është 68.777.

Ndërsa janë shëruar 205 pacientë, janë raportuar 3 të vdekur. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç). Deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 1.595 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 7.539.

Maqedoni e Veriut

Është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Kovid-19 këtë fundjavë. Kështu nga 3 816 testime të kryera 721 kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në 24 orët e fundit. Po ashtu 7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurëse, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 171 persona. Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar sot ne plot 8 290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë.

 

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *