PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Pacolli priti 30 vite. Rama ia realizoi ëndrrën 103, 5 milionë Euro

, , ,

Politikani biznesmen i Kosovës, Behxhet Pacolli do të ndërtojë aeroportin e Vlorës. Në një postim në facebook ai ka bërë të njohur detaje për këtë investim madhor në bregdetin shqiptar, duke falenderuar qeverine e kryeministrit Rama që i besoi këtë projekt. Pacolli thotë se pas 30 vitesh ai mundet të sigurojë një projekt kaq të madh në trojet shqiptare
“Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.
Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt,
Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe.
Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.”

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *