fbpx

Opozita bashkohet nën siglën ‘Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim’

Partitë kryesore të opozitës në Shqipëri vendosën sot të garojnë sëbashku në zgjedhjet parlamentare te 25 prillit. Koalicioni opozitar me aleatët tradicionalë të demokratëve do të votohet nën siglën ‘Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim’. LSI e Monika Kryemadhit do të konkurojë e vetme, si pjesë e një strategjie me demokratët për të maksimalizuar votën opozitare.

Marrëveshjet e PD-së me aleatët e vegjël kanë patur në qendër vendosjen e kryetarëve të tyre në vende të sigurta ne lista e PD-së. Një formulë e zbatuar edhe ne zgjedhjet e shkuara për të përqëndruar votat nën një sigël, si mënyra më e mirë për të përfituar sa më shumë vende në parlament nga formulat e kodit zgjedhor. Partitë e vogla i delegojnë PD-së të gjitha të drejtat për përzgjedhjen e listës së kandidatëve, listën e komisionerëve dhe vëzhguesve në këto zgjedhje.

Partitë e reja që u krijuan nga disa ish-eksponentë dhe ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së po konkurojnë të ndarë pa mundur të krijojnë ura bashkëpunimi me ish-partitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: