fbpx

Njësoj keq në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedonia në prag të ndalim-qarkullimit

Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë informoi se janë kryer 2708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë. Ndërkohë, 17 humbje jete janë raportuar në mbarë vendin për shkak të koronavirusit: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç.

Në Kosovë, gjashtë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë ndërsa 587 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).

Nga dita e mërkurë, Maqedonia e Veriut do të shtrëngojë masat për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit të ri. Masat, të cilat të martën pritet të miratohen nga qeveria, parashikojnë ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Këto masa janë propozuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, pas rritjes së rasteve me koronavirus në tre javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: