PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Mëmëdheu me shumë infeksione dhe viktima

, , , ,

Shqipëri

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 590 persona janë identifikuar me koronavirus, ndërkohë gjatë 24 orëve janë regjistruar 14 humbje jete. Ndërkohë, edhe në spitalet COVID duket se ka rënë numri i personave të shtruar, ndërsa aktualisht po trajtohen 406 pacientë, 31 persona janë në terapi intensive, 14 prej të cilëve të intubuar.

Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)ka regjistruar të enjten pesë viktima me koronavirus. “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 704 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 4.291 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.761 teste të kryera janë regjistruar 1.216 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 111 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 116.438 raste, prej të cilëve 99.126 janë shëruar, kurse 3.403 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 13.909. Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar gjithsej 578.923 testime për koronavirus.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *