fbpx

Mëmëdhe, virusi shënon viktima të tjera

Shqipëri

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3463 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.

Kosovë

Në njëvjetorin e paraqitjes së rasteve të para me COVID-19, Kosova regjistroi edhe 578 raste të reja me koronavirus. Të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë, po ashtu njoftoi se nga sëmundja COVID-19 kanë humbur jetën edhe tetë pacientë.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Maqedoni e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë kryer 4.373 teste, prej të cilave 1031 kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar gjithsej 241 pacientë, derisa 20 të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: