PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Më në fund, Kosova dhe Maqedonia po i marrin vaksinat

, ,

Sonte do të vijë në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit. Ato do t’i presin kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet në aeroportin “Adem Jashari” me fillim nga ora 20:15.

“Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX. Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15″, thuhet në komunikatë.

Maqedonia e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot rreth orës 14:30 në Aeroportin e Shkupit kanë arritur edhe tre mijë vaksina ruse kundër Cvoid-19, Sputnik V, transmeton Alsat. Sipas Ministrisë të njëjtat do të shfrytëzohen për dozën e dytë të punonjësve shëndetësorë tashmë të vaksinuar me Sputnik V.

Po kështu, ky vend sot ka pranuar 24 mijë doza, nga gjithsej 100 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të siguruara përmes mekanizmit COVAX. Më herët vendi kishte pranuar tre mijë vaksina nga vaksina ruse Sputnik V, si dhe tetë mijë vaksina të kompanisë Pfizer/BionTech, si donacion nga Serbia.  Në Maqedoni deri më tani janë vaksinuar rreth 7 mijë persona, kryesisht punonjës shëndetësorë.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *