PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Maqedonia më keq. Shqipëria merr vaksina kineze

, , ,

Shqipëria

Kanë mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në Shqipëri 100 mijë doza të tjera vaksinash kineze “Sinovac”. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në faqen e tij zyrtare momentin e mbërritjes së tyre në Aeroportin e Rinasit.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid”, shkroi Rama, duke u ndalur tek bllokimi i aeroportit nga kontrolloret qe janë futur në grevë.

Maqedonia e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 927 testime të dyshuara për Kovid dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 1 163 persona . Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 35 viktima, ndërsa dje ishin 51. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 854 pacientë të tjerë. Deri më tani që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë infektuar 138 891 persona, ndërsa 112 619 kanë fituar betejën me virusin,  4 108 pacientë nuk i kanë mbijetuar atij. Për momenti rastet aktive në vendin tonë janë 22164 raste.

Ish-ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, prof. dr. Arben Taravari tha për Euronews Albania se numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19 në këtë vend, lidhet me mungesën e vaksinave dhe të strategjisë së përballjes me pandeminë. Z. Taravari tha se niveli i lartë i mortalitetit në RMV përgjatë gjithë pandemisë, por veçanërisht gjatë valës së tretë, e rendit RMV të parën në rajon dhe të pestën në botë për numrin e vdekjeve nga virusi.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *