PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

KQZ: Ende asnjë vendim si do të votojë diaspora

,

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi sot se institucioni i drejtuar prej tij ende nuk është marrë një vendim mbi mënyrën se si do të votojë diaspora. Ai zbuloi se po shqyrtohen dy mënyra, njëra përmes postës dhe tjetra përmes email-it të inkriptuar. “Votimi nëpër ambasada është teorik si opsion, por unë e shoh pothuajse të pamundur”, tha Celibashi për gazetarët.

Nëse kandidatët do të jenë me emra apo numra në fletën e votimit, Celibashi tha se KQZ nuk ka preferenca, por vendimmarrja do të varet nga numri i subjekteve në garë. “Ka një  interes nga partitë politike që të mos jenë numrat, por emrat në fletët e votimit. E mira do ishte që në fletë të jenë edhe emrat, por varet nga numri i subjekteve në fletën e votimit. Shpresoj që partitë t’i qasen në mënyrë realiste kësaj çështjeje, por besoj se do të gjejmë konsensus. Nuk mund të miratojmë një fletë votimi, ku një parti ka kundërshti të mëdha për këtë gjë”.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *