PANALBANIAN

Lajmet shqip nga Finlanda

Kosova pa viktima, Maqedonia humb 15 dhe Shqipëria dy jetë

, , , ,

Shqipëria raportoi sot sërish jetë të humbura dhe raste të reja me infeksionin e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë regjistruar 33 raste të reja dhe dy viktima nga koronavirusi.

Të ndjerët janë një qytetar nga Korça, dhe një qytetar nga Shkodra, përkatësht të moshave 56 dhe 80 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Kosova

Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Ndërkaq, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me sëmundjen COVID-19.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 3.012 mostrave. Nga kjo shifër, del se një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Komuna me më së shumti raste është ajo e Prishtinës, përkatësisht, në kryeqytetin e Kosovës janë regjistruar nëntë raste të reja.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 95 pacientë, njoftoi IKSHPK-ja.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, Kosova ka regjistruar në total 107.244 raste me COVID-19. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet është 2.239, ndërkaq, 101.374 pacientë janë shëruar.

Maqedonia e Veriut

Regjistrohen 37 raste të reja me Kovid-19, nga 3.143 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Kanë ndërruar jetë 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 69 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 776.674 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 155.063, numri i të shëruarve është 146.869, i të vdekurve është 5.311, kurse numri i rasteve aktive arrin në 2.883.

About Post Author


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *