fbpx

Kosova dhe Maqedonia me shifra alarmante

Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 344 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën edhe tetë pacientë. Në krahasim me ditën e djeshme kemi një rritje të numrit të viktimave, dje 4, sot 8, ndërsa sa i përket të infektuarve vihet re një rënie, dje 659 raste, sot 344.

Kosovë

Të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 16 viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 1.776.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se janë regjistruar edhe 827 raste të reja me koronavirus, bazuar në 5.049 mostra të testuara. Sëmundjen e kanë mundur 518 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar 83.012 raste me koronavirusin e ri, prej të cilëve 68.601 janë shëruar. IKSHPK raporton se aktualisht janë 12.635 raste aktive.

Maqedonia e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë Mqedoninë nga 1.682 teste të kryera janë regjistruar 457 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 700 pacientë, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 30 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 119.828 raste, prej të cilëve 101.474 janë shëruar, kurse 3.503 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.851.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: