fbpx

Ende po numërohen votat. Udhëheqin socialistët e Ramës

Shqipëria ende nuk ka një fitues të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën. Rezultatet paraprake, pasi janë numëruar më shumë se gjysma e votave tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama përballë koalicionit të djathtë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Megjithëse ka një rritje të numrit të votave të PD-së, ajo ka ndodhur në kurriz të LSI-së, e cila është tkurrur ndjeshëm.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka bërë thirrje partive që të mos vonojnë numërimin e votave dhe të zëvëndësojnë në kohë komisionerët e lodhur. Ai ka parashikuar që rezultati të jetë gati për 48 orë pas mbylljes së procesit të votimit.

Vëzhguesit e huaj kanë prezantuar sot një raport paraprak për zgjedhjet, duke evidentuar një sërë parregullsish. Ata kanë kërkuar nga autoritetet ligjzbatuese të hetojnë dhe ndëshkojnë të gjithë ata që janë përfshirë në shitblerjet e votës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: