fbpx

Deri me 3 maj, dy javë karantinë për ata që hyjnë nga Greqia dhe Maqedonia

Shqipëria vendosi sot të kërkojë dy javë karantinë për të gjithë ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli bëri sot me dije vendimin e Komitetit për të zbatuar qëndrim në karantinë dy javore për personat që vijnë nga dy vendet fqinje. Rakacolli bëri me dije se kjo masë do të jetë në fuqi deri në datën 3 maj.

Ndërkaq, komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta në shkollën e mesme, që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë. Pra rikthehet mësimi i alternuar.

Ekspertët shprehën shqetësimin se “mosrespektimi gjatë fushatës elektorale sa duhet nga disa subjekte politike i kufizimeve mund të jetë faktor për shtimin e rasteve. Festa e Pashkëve Ortodokse do të sjellë edhe ardhje nga vendet e tjera. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve të humbura. Duke pasur parasysh edhe situatën lokale, ku vendin e parë e zë Gjirokastra, mendojmë që nga dita e nesërme të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri në datën 3 maj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: